Ambasadorja e SHBA-ve ne OKB: “Mendoj se kryeqytet duhet të jetë Jerusalemi dhe ambasada të zhvendoset në Jerusalem. Qeveria është në Jerusalem dhe shumë gjëra ndodhin në Jerusalem
NEW YORK (AA) – Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka thënë se mendon që kryeqytet i Izraelit duhet të jetë Jerusalemi dhe se SHBA-të duhet ta zhvendosin ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mendoj se kryeqytet duhet të jetë Jerusalemi dhe ambasada të zhvendoset në Jerusalem. Qeveria është në Jerusalem dhe shumë gjëra ndodhin në Jerusalem. Pra, duhet shikuar nga ky prizëm”, ka thënë Haley në një intervistë për televizionin amerikan Christian Broadcasting Network, Haley.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB do të vizitojë Turqinë
Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombevet e Bashkuara, Nikki Haley, udhëtimin e parë jashtë vendit do ta kryejë në Turqi dhe Jordani.
Haley në një artikull për gazetën “Wall Street Journal” ka konfirmuar se mes datave 19-25 maj do të vizitojë Turqinë dhe Jordaninë.
“Në ditët në vijim do të vizitoj Turqinë dhe Jordaninë, dy vendet të cilat kanë ngjallur admirim duke pranuar refugjatët sirianë”, është shprehur Haley.
Duke bërë të ditur se qëllimi i vizitës është të vërejë nga afër situatën e refugjatëve, ajo ka theksuar se me autoritetet e qeverisë do të diskutojë për refugjatët që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe në lidhje me çështjen se si SHBA-të mund të ofrojnë ndihmë për vendet që strehojnë këto refugjatë.
Pasi ka rikujtuar se Turqia strehon afërsisht 3 milionë, ndërsa Jordania 659 mijë refugjatë sirianë, Haley është shprehur se do të vizitojë kampet dhe shkollat për refugjatët në të dyja vendet.