Përderisa parti të vogla në Kosovë, në vazhdimësi kritikojnë pragun zgjedhor prej 5%, Partia e Drejtësisë nuk e shikon këtë si një problem të madh.
Lideri i saj Ferid Agani, ka deklaruar se partia që ai udhëheq në zgjedhjet e ardhshme do të garojë si e vetme dhe se do ta kaloj pragu e përcaktuar. I njëjti ka pohuar se Lëvizjen “Bashkohu”, nuk e sheh si rival në politik edhe pse synojnë të njëjtin elektorat.
Agani, gjatë një interviste dhënë për “Kosovapress”, theksoi se Partia që ai udhëheq, çdo ditë e më shumë po konsolidohet dhe po zgjerohet me degë dhe nëndegë të reja. Agani shprehet i bindur se Partia e Drejtësisë, me rezultatet që po i tregon në sektorin e shëndetësisë, nuk do ta ketë aspak të vështirë për ta kaluar pragun zgjedhor prej pesë për qind.
Ndërsa duke folur për implementimin e programit të PD-së në qeverisjen aktuale, Agani ka thënë se kjo parti vazhdimisht po punon në këtë drejtim, e sidomos në respektimin e të drejtave të njeriut, duke iu referuar eliminimit të dukurisë së përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak mbulesës.
“Pragu zgjedhor 5 për qind absolut nuk më pengon dhe jam i bindur se puna që jemi duke ë bërë në sektorin e shëndetësisë dhe që do ta bëjmë në vitet që i kemi përpara, krahas angazhimit tonë partiak dhe segmente tjera të shoqërisë, përkushtimi jonë për të drejtat e njeriut. Po ashtu jemi duke bërë një angazhim të jashtëzakonshëm sa i përket eliminimit të dukurisë së përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak mbulesës. Ndonëse ajo është vetëm një shprehje publike e bindjeve të tyre fetare, natyrisht brenda kanaleve politike të cilat janë transparente dhe të cilat janë të pranueshme dhe të lejueshme”, ka thënë ai.
Vendimin e Lëvizjes “Bashkohu”, për t’u certifikuar si parti politike, Agani nuk e sheh “kërcënues” për partinë e tij, edhe pse kjo lëvizje, në bazë të kërkesave të shprehura, mëton të ketë të njëjtin qëllim me atë të PD-së. Për më tepër drejtuesi i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, vite më parë kishte qenë në strukturat udhëheqëse të PD-së, por që më pas kishte dhënë dorëheqjen e tij.
“Unë e shohë këtë lëvizje rival aq sa e shohë rival edhe partitë tjera politike të cilat janë në garë, as më tepër as më pak. Partia e Drejtësisë e ka rrugën e saj dhe gjatë kësaj rruge ne mbështetemi mbi programin tonë i cili është shkruar qysh në vitin 1999. Qoftë se dikush e sheh të arsyeshme t’i merr pjesë atij programi ose të mbështetë atë program ne vetëm mund të gëzohemi për mbështetjen e koncepteve tona politike. Por në asnjë mënyrë nuk jemi të preokupuar me subjekte tjera politike. Ne kemi një program politike që është i mbështetur në tradita kombëtare dhe fetare, traditë kjo që nuk ka filluar në vitin 1999”, ka thënë ai.kohaislame