1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tashmë bota do të shohë dokumentarët turq

Më të lexuarat

Koordinatori i Kanalit TRT Belgesel, Sylejman Tezgel (Süleyman Tezgel) bëri të ditur se deri më sot historitë e njerëzve janë shpjeguar nga perspektiva e regjisorëve perëndimorë.

Kanali televiziv i Radio Televizionit Turk, TRT Belgesel, që filloi transmetimet rreth 8 vjet më parë, me politikën e transmetimeve që ndjek kohët e fundit dhe dokumentarët që kanë tërhequr vëmendjen e teleshikuesit, përgatitet për periudhën e re të transmetimeve.

Koordinatori i Kanalit TRT Belgesel, Sylejman Tezgel (Süleyman Tezgel) bëri të ditur se deri më sot historitë e njerëzve janë shpjeguar nga perspektiva e regjisorëve perëndimorë.

“Ne mendojmë një dokumentar nga perspektiva jonë, më emocional, që kupton njerëzit dhe të fokusuar tek dhembshuria. Bota tashmë do të shohë dokumentarë prodhim turk” tha Tezgel.

Ai bëri të ditur se në muajin tetor planifikojnë të hyjnë në periudhën e re të transmetimit dhe punojnë për dokumentarë me përmbajtje në nivel ndërkombëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit