4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosovë, TIKA ndihmon gratë e Gjilanit

Më të lexuarat

Sot në Gjilan të Kosovës u realizua inaugurimi i “Punëtorisë për Qepje” i Shoqatës Kulturore të Gjilanit me makinat dhe pajisjet për qepje dhuruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton AA.

Gratë e Gjilanit kanë treguar interesim të madh për kursin e qepjes i cili po mbahet në ambientin e Shoqatës Kulturore të Gjilanit. Me qëllim që të mbështetet angazhimi i grave në kë të drejtim TIKA ka furnizuar këtë shoqatë me pesë makina për qepje dhe pajisje të tjera.
Zëvendëskoordinatorja e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, gjatë fjalimit të saj në këtë inaugurim tha se TIKA përveç mbështetjes së popullatës kosovare në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë dhe arsimimit është e fokusuar veçanërisht edhe në sektorin e zhvillimit të grave dhe pavarësimit të tyre.
“Besojmë dhe shpresojmë që me pjesëmarrjen sa më të madhe të grave të Gjilanit do të rritet kontributi tyre në ekonomitë familjare. Tek ne është një fjalë e urtë që thotë ‘Shtëpinë e ndërtojnë gratë’, prandaj besojmë se zhvillimi i Kosovës është në duart e grave dhe tek puna që do ta realizojnë ato”, tha Aslan.
Ndërsa, kryetarja e Shoqatës Kulturore të Gjilanit, Filiz Sllamniku falënderoi TIKA-n për mbështetjen e dhënë në drejtim të mundësimit të punës së grave në kursin e qepjes dhe shtoi se një grup i grave ndodhet në Karabük të Turqisë për të marrë pjesë në një trajnim.
“Prej fillimit të kursit prej muajit shtator të vitit të kaluar deri më tani janë lajmëruar 180 gra dhe 5 instruktore, kanë qenë duke punuar vazhdimisht me këto gra. Kanë qepur veshje të ndryshme. Disa kanë arritur të punësohen e disa kanë hapur atelietë e veta”, tha Sllamniku.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku duke theksuar se komuna e Gjilanit është duke e mbështetur punën e kësaj shoqate me mundësimin e ambientit të saj, tha se gjithmonë do të jenë të gatshëm për t’i përkrahur shoqatat e grave në Gjilan.
“Ju inkurajoj dhe inspiroj që edhe në të ardhmen të vazhdoni edhe më tutje me zanatet të cilat i keni përfituar me këto kurse që zonjat dhe vajzat ta kenë një profesion të vetin. Në këtë mënyrë mundet të rritet zhvillimi ekonomik i Gjilanit, por edhe më gjerë”, tha Bunjaku.
Pas inaugurimit të punëtorisë së qepjes, veshjet e qepura nga gratë të cilat kanë mbaruar kursin u shfaqën në një ekspozitë në ambientet e Teatrit të Gjilanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit