Zyra e Da’ves në Rijad ka arritur një rekord të ri duke ndihmuar 97 filipinas që ta përqafojnë Islamin në një natë.
Muhammed ed-Duseri, kreu i Departamentit të Pakicave në zyrën e da’ves, tha se njerëzit e tij janë të angazhuar në edukimin e emigrantëve në lidhje me bukurinë e Islamit.
“Ne koordinohemi me zyrtarë të kompanisë për të gjetur kohën më të mirë për punonjësit për të na vizituar. Posa dikush përqafon Islamin, ne i marrim të dhënat dhe kontaktin me të, dhe pastaj e thërrasim më vonë për ta informuar më shumë në lidhje me mesazhin e Islamit,” tha ai. /krenaria.com/