-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Agani, i zhgënjyer me PDK-në

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, paralajmëron dorëheqjen nga pozita nëse nuk ndodh reforma në sistemin shëndetësor, për të cilën, siç thotë ai, është angazhuar prej fillimit të mandatit.
“Në asnjë mënyrë nuk do të vazhdoj më tutje që të jem në krye të MSH-së, pa reformën e cila është e projektuar me Ligjin e Shëndetësisë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të 2012”, thotë Agani gjatë një interviste për “Zërin”.

Agani është zhgënjyer me deputetët e partnerit kryesor të koalicionit (PDK), ku vetëm 9 prej tyre kishin votuar pro këtij ligji, ndërsa votat tjera kishin qenë edhe nga opozita.

Ai pranon se korrupsioni është i instaluar në sektorin e shëndetësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit