Vandalët izraelit kanë dhunuar varrezat muslimane në Jerusalem duke shkruar mesazhe urrejtjeje: “Vdekja arabëve” si dhe fyrje të tjera anti-islame.
Lajmin e bëri të ditur vetë policia izraelite. Së paku 30 varre janë përdhosur nga vandalët, ndërsa ky nuk është krimi i parë ndaj varrezave muslimane.
“Policia po heton për të dyshuarit”, ka thënë zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld.
Fondacioni palestinez për mbrojtjen e trashëgimisë “Al-Aqsa” tha se gota dhe shishe të verës u gjetën në vendin e ngjarjes .
Para disa ditësh Izraeli filloi rrënimin e ndërtimeve të lashta islame vetëm pak metra larg xhamisë Al Aksa.
/mszh/kohaislame