14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

5,9 milionë $ për familjen e zezakut të vrarë nga policia

Më të lexuarat

 Qyteti i New York ka njoftuar të hënën se ka arritur një marrëveshje me mirëkuptim me familjen e Eric Garnerit, i mbytur nga policia në verën e vitit 2014 gjatë një arrestimi të dhunshëm.
 
Sipas marrëveshjes, Policia duhet që familjes t’i japë 5,9 milionë dollarë dëmshpërblim, përcjell “zeri.info” lajmin e publikuar nga mediet e huaja.  Eric Garner, një afrikano-amerikan 43-vjeçar, i cili dyshohej për shitje ilegale të cigareve, ishte përplasur për tokë dhe i kishin hipur sipër shumë policë t’ bardhë më 17 korrik 2014 në Staten Island në New York, pasi ishte përpjekur të rezistonte.
 
 Në një video amatore, shihet njëri prej policëve duke e shtrënguar në qafë, një praktikë ilegale në New York.   Me mbipeshë dhe astmatik, Garner ankohet disa herë se nuk po mund të merrte frymë para se ta humbte vetëdijen.
 
 Më vonë, ai është shpallur i vdekur nga problemet me zemër. Mjeku ligjor kishte ardhur në përfundim se vdekja e tij ishte një “vrasje”. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit