3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Ushqyerja me gji e fëmijëve, mbron gratë nga gjashtë sëmundje

Më të lexuarat

Këshilla më e shpeshtë që u jepet nënave të reja është që ta ushqejnë foshnjën e tyre në mënyrë natyrale, e cila nënkupton ushqyerjen me gji. Ushqyerja me gji mbron foshnjën nga infeksionet me marrjen e kundërtrupave të gatshëm nga nëna. Përfitimet e fëmijës nga ushqyerja me gji janë këto: më pak infeksione në rrugët e frymëmarrjes; meningjite bakterore, infeksione respiratorë etj., më pak sëmundje alergjike, ekzema; më pak sëmundje malinje, diabet, obezitet; zhvillim më i mirë intelektual.

Sëmundjet

Gjithashtu edhe nënat kanë avantazhe nga ushqyerja e fëmijës në mënyrë natyrale. Nënat që ushqejnë fëmijët me gji kanë këto përfitime: kanë premisa më të pakta për t’u prekur nga kanceri i gjirit, mitrës dhe ovareve; preken më pak nga infeksionet; kufizohet mundësia e frakturave të legenit në moshë të avancuar; ndihmon nënat t’i rikthehen peshës së para shtatzënisë; lodhen me pak, marrin veten me shpejt, kanë më pak gjakderdhje pas lindjes; mbeten më të bukura.

Foshnja

Foshnja vihet në gji sa më shpejt të jetë e mundur, në orët e para të paslindjes. Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës, pra sa herë dhe aq gjatë sa të dojë, ditën dhe natën, të paktën 8-12 herë në 24 orë. Deri gjashtë muajsh foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri, që të jenë të shëndetshme dhe të rriten e zhvillohen sa më mirë. Kjo nënkupton ushqyerjen e foshnjës vetëm me qumësht gjiri, pa pirë asgjë tjetër. Ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri mund te vazhdohet dhe në 6-mujorin e dytë e madje dhe gjatë vitit të dytë.

Fakte

Çdo foshnjë dhe fëmijë ka të drejtën për t’u ushqyer mirë, bazuar në “Konventën e të drejtave të fëmijës”
Nënushqyerja është e lidhur me 45% të vdekjeve të fëmijëve
Në vitin 2016, 155 milionë fëmijë nën 5 vjeç kishin mbetur të shkurtër për moshën, 52 milionë ishin të dobët për gjatësinë, dhe 41 milionë ishin mbipeshë apo obezë
Vetëm rreth 40% e foshnjave 0-6 muaj në mbarë botën ushqehen ekskluzivisht me gji
Në shumë vende, pak fëmijë të moshës 6-23 muaj marrin ushqyerjen e përshtatshme plotësuese
Rreth 820 000 jetë fëmijësh nën 5 vjeç mund të shpëtohen nëse çdo fëmijë do të ushqehet në mënyrë optimale me gji 0-23 muaj
Ushqyerja me gji përmirëson koeficientin e inteligjencës, siguron performancë më të mirë në shkollë dhe të ardhura më të mira në vitet e mëvonshme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit