23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Do të japim llogari para umetit nëse harrojmë që OBI është themeluar për Kudsin”

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se “Do të japim llogari para Allahut dhe umetit nëse harrojmë që Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) është themeluar me qëllimin për të mbrojtur statusin historik të Kudsit”.

Çavuşoğlu ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve anëtare në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t, i cili u mbajt në qytetin Xhide të Arabisë Saudite.

Pasi i ka dorëzuar Arabisë Saudite presidencën e periudhës së Samitit të OBI-t të cilën Turqia e ushtron që nga viti 2016, Çavuşoğlu tha se “Gjatë presidencës së Turqisë, ne punuam së bashku për ruajtjen e statusit historik të Kudsit, për të ekspozuar embargon çnjerëzore ndaj palestinezëve në Gaza me përdorimin e forcës së tepruar dhe pa dallim të Izraelit dhe për të mbrojtur civilët palestinezë nga sulmet izraelite”.

“Në Palestinën e pushtuar vazhdon presioni izraelit. Arrestimet arbitrare, zhvendosja e detyruar e palestinezëve dhe zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme kanë arritur një nivel që nuk mund të tolerohet”, tha Çavuşoğlu. Ai tha se duhet të bëhen edhe më shumë përpjekje në këto fusha, për sa kohë që kauza palestineze vazhdon të ballafaqohet me sprova të pashembullta.

Sipas tij, vendet anëtare të OBI-t kanë “përgjegjësi historike” për të bashkuar forcat për themelimin e shtetit palestinez me integritet gjeografik të pavarur dhe sovran.

“Ne nuk duhet të përkulemi para asnjë grabitjeje që ka për qëllim të privojë botën muslimane nga kibla jonë e parë. Nuk duhet të harrojmë që OBI është themeluar me qëllimin për të mbrojtur statusin historik të Kudsit. Do të japim llogari para Allahut dhe umetit nëse nuk përmbushim këtë përgjegjësi historike dhe nëse nuk e ruajmë kauzën tonë. Unë jam i sigurtë që nga komuniteti i OBI-t do të refuzohet një plan paqeje që nuk parashikon themelimin e një shteti palestinez me kryeqytet Kudsin”, tha Çavuşoğlu./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit