1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Agjërimi rigjeneron sistemin imunitar

Më të lexuarat

Agjërimi për më pak se tre ditë mund të rigjenerojë gjithë sistemin imunitar, madje edhe tek personat e moshuar, kanë zbuluar shkencëtarët.

Edhe pse dietat e shpejta janë kritikuar nga nutritionistët të cilët kanë thënë se lë pasoja të këqija në shëndet, hulumtimet e reja kanë gjetur se agjërimi ndikon në qelizat të cilat prodhojnë rruaza të bardha, të cilat e luftojnë infektimet.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë Jugore kanë thënë se nga ky zbulim mund të përfitojnë njerëzit që vuajnë nga sistemi i dobët i imunitetit, siç janë pacientët që kryejnë kimioterapi.

Sipas tyre, agjërimi mund të ndihmojë edhe të moshuarit, imuniteti i të cilëve është më pak efektiv shkaku i moshës, që i bëjnë ata më të dobët përballë sëmundjeve.

Hulumtuesit kanë thënë se agjërimi ndihmon në qelizat të cilat krijojnë rruazat e reja të bardha, që gjenerojnë gjithë sistemin e imunitetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit