-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dalin në shesh fotografi të komandantit amerikan pranë terroristëve në Siri

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura Turke goditën foletë e terrorit në Sixhar të Irakut dhe Malin Karaçok në verilindje të Sirisë, kurse komandantët e ushtrisë amerikane, aleate e NATO-s, shkuan menjëherë në kampin terrorist të goditur.

Udhëheqja e Uashingtonit, që në operacionin e Rakka-s vepron së bashku me YPG-në, që është zgjatimi në Siri i organizatës separatiste terroriste PKK, mbështetjen që jep ndaj organizatës terroriste këtë radhë e tregoi në kampin terrorist, ku Forcat Ajrore Turke po zhvillojnë operacion.

Forcat e Armatosura Turke goditën foletë e terrorit në Sixhar të Irakut dhe Malin Karaçok në verilindje të Sirisë, kurse komandantët e ushtrisë amerikane, aleate e NATO-s, shkuan menjëherë në kampin terrorist të goditur.

Komandanti amerikan, menjëherë pas operacionit vizitoi kampin e PKK-së në Malin Karaçok.

Ushtarët amerikanë që zënë vend në foto, së bashku me liderët e YPG-së, që është fraksioni i PKK-së në Siri, inspektuan zonën ku u zhvillua operacioni ajror i ushtrisë turke.

Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit amerikan të Shtetit (ShBA), Mark Toner pretendoi se nuk ka informacion në lidhje me fotografitë.

Toner tha se e përkufizojnë PKK-në si një organizatë terroriste dhe në lidhje me operacionet që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë ndaj PKK-së dhe YPG-së u shpreh me këto fjalë: “Ne mbështesim operacionet kundër terrorizmit që Turqia bën për të mbrojtur kufijtë e saj. Këto operacione janë pjesë e operacioneve që Turqia zhvillon prej disa vitesh kundër PKK-së”.

Nga ana tjetër, sipas raportit të përgatitur nga njësitë e forcave turke të sigurisë në lidhje me fotografitë e agjencive ndërkombëtare ku duket komandanti amerikan pas operacionit ajror, njëri prej emrave që zë vend pranë komandantit amerikan që inspekton pikat e goditura nga avionët luftarakë (turq), është Ferhat Abdi Shahin i njohur me kodin Shahin Xhilo (Şahin Cilo).

Terroristi Xhilo që i është bashkuar organizatës terroriste në vitin 1990 dhe zhvillon aktivitete në Shemdinli, Evropë dhe Mahmur, që nga viti 2012 e deri më sot është përgjegjësi i krahut të armatosur të organizatës terroriste në strukturën e Sirisë.

Kurse terroristi tjetër që duken në fotografi është Redur Halil.

Halil është anëtarë i këshillit të zbatim tresh të organizatës terroriste YPG dhe në të njëjtën kohë është edhe zëdhënësi për shtyp i YPG-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit