-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Thaçi i humbi “kokrrat”

Më të lexuarat

Distancimi i kryekuvendarit Jakup Krasniqit nga Partia e kryeministrit Hashim Thaçi, rrjedhimisht nga Grupi Parlamentar i PDK-së, sikurse edhe i deputetit të kësaj partie, Hydajet Hyseni dhe mungesa e Fatmir Limës, ka bërë që partnerët e koalicionit qeverisës përfundimisht të “mbesin gjallë” falë partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përveç mungesës së këtyre tre deputetëve që vijnë nga partia në pushtet, partnerët e koalicionit nuk i kanë edhe votat e së paku tre deputetëve të Koalicionit për Kosovë të Re, përkatësisht, Emin Gërbeshit, Muhamet Mustafës dhe Amir Ahmetit, të cilët disa muaj më parë janë deklaruar se nuk janë pjesë e “deputetëve qeveritarë”, shkruan “Zëri”.

Kur ishte votuar koalicioni në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re në Kuvendin e Kosovës, atëbotë numëronte 62 vota, por ky numër tashmë ka rënë në 56 pas largimit praktikisht të gjashtë deputetëve.

Ndonëse partitë opozitare janë të vetëdijshme se koalicioni qeverisës ka mbetur pa numra dhe nën “mëshirën” e spektrit opozitar, që mund ta rrëzojnë atë pothuajse kur të duan, megjithatë e fajësojnë partinë e Ramush Haradinajt se është bërë “patericë” e partisë në pushtet pa qenë pjesë e koalicionit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit