Associated Press ka intervistuar babain e Arjan Babajt, të riut nga Llausha e Skenderajt që të enjten u arrestuan bashkë me dy të tjerë në Itali, nën dyshimet se ishin duke përgatitur sulme terroriste në Venecia.
Bedri Babaj i ka thënë kësaj agjencie të lajmeve, se djali i tij nuk është terrorist dhe beson në pafajësinë e tij.
Siç raporton kjo agjenci, Babaj tregohet i bindur se djali i tij, Arjani, nuk ka planifikuar ose organizuar ndonjë sulm, nën pretendimin për të cilin dje u arrestua nga autoritetet italiane.
Arjan Babaj sipas prokurorisë italiane u kap duke propozuar përmes telefonit që të minohej ura e famshme Rialto në Venecia.
Ndryshe, arrestimi i tre kosovarëve në Itali, për terrorizëm, ka risjellë Kosovën në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha në botë. Raportimi i AP-së ka zenë vend edhe në të përditshmen ‘Daily Mail’.