4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Enver Peci zgjidhet kryetar i Gjykatës Supreme

Më të lexuarat

Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.Pas këtij propozimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, emri i Enver Pecit do të shkojë për emërim te Presidenti i vendit.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.Po kush është kryetari i ri i Gjykatës Supreme?Enver Peci është gjyqtar i Gjykatës Supreme. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983. Prej vitit 1987 e deri në vitin 1992 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë.

Nga viti 1993 deri në vitin 2000 punoi si avokat.Përsëri, prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si gjyqtar në të njëjtën Gjykatë.Pas kësaj periudhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ku punoi deri në vitin 2010.Që nga viti 2004 është trajnues në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Në shkurt të vitit 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.Më 8 mars 2016 e dorëzoi detyrën e kryesuesit te Nehat Idrizi, kryesues i zgjedhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit