Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka vlerësuar lart kushtetutën e re të vendit, duke shfaqur bindjen se ajo do të sjellë stabilitet.
Në adresimin e parë televiziv që nga miratimi i kushtetutës, Morsi ka thënë se egjiptianët e kanë aprovuar atë në një “referendum krejtësisht transparent”.
Muhamed Morsi menjëherë pas publikimit të rezultatit final të referendumit, dha urdhër për zbatimin e menjëhershëm të Kushtetutës.
Njoftimi i sotëm i hap rrugën për organizimin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit brenda dy muajsh. Asambleja e mëparshme u shpërnda nga ish-sunduesit ushtarakë në qershor.
Dhoma e Lartë e parlamentit në Egjipt u mblodh në seancën e parë që kur presidenti Mohamed Morsi nënshkroi një dekret që vë në fuqi një kushtetutë të re të debatueshme të mbështetur nga islamikët.
Këshilli u mblodh sot për të bërë betimin e 90 anëtarëve të rinj të emëruar nga zoti Morsi. Këshilli pritet gjithashtu të fillojë të hartojë kornizën e zgjedhjeve në dhomën e ulët të parlamentit gjatë dy mauve të ardhshëm.
Procesi i hartimit të kushtetutës dhe referendumi përfunduan me miratimin e kushtetutës me 64% vota pro.
Morsi po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha fuqive politike që të marrin pjesë në dialogun për unitet kombëtar.