3.9 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mursi nuk lëshon pe

Më të lexuarat

Presidenti Mursi zhgënjen me fjalimin e tij opozitën. Pas dhunës kundër demonstruesve në pallatin presidencial oferta e tij është për shumë e papranueshme. Reagimi do të shihet në rrugë.
Ka më shumë se një javë, që qindra mijëra egjiptianë demonstrojnë kundër kushtetutës së re dhe kundër dekretit, që i jep pushtet të jashtëzakonshëm presidentit Mohammed Mursi. Të enjten në mbrëmje (06.12.12) presidenti provoi të qetësojë situatën me një fjalim televiziv, por ai nuk i ka bërë opozitës asnjë lëshim thelbësor. Menjëherë pas fjalimit të tij televiziv kundërshtarët e tij protestuan para pallatit presidencial, duke thirrur “Largohu, Largohu!” Shumë thërrisnin “vrasës, vrasës!”
Për përleshjet e ditëve të fundit ai bëri fajtorë kundërshtarët e islamistëve. Sulmin brutal kundër një kampi protestueshish paqësorë të mërkurën Mursi e quajti një “komplot”: forcat e huaja dhe një pjesë e opozitës politike kanë ushtruar dhunë tha ai. Ky është një argument, që është përdorur disa herë para tij nga Mubaraku dhe këshilli ushtarak, për të mbuluar dhunën e tyre. Dëshmitarë okularë të shumtë, dhe të dhëna të tjera nuk lënë asnjë dyshim se sulmi ishte nisur nga Vëllazëria Myslimane.Vetëm kur gjedja u përshkallëzuar të dy palët përdorën në mëynrë masive dhunën.

Ftesë për Dialog
Mursi paralajmëroi protestuesit me insistim, se edhe protesta paqësore është e lejuar vetëm atëherë, kur nuk dëmton ekonominë, nuk pengon trafikun dhe nuk rrezikon pronën. Kundër shkeljeve presidenti do të marrë masa të ashpra. Prandaj për demonstruesin Karim El-Behairy është e qartë: “Ne duhet t’i japim fund presidencës së tij. Në qoftë se ne nuk i japim fund tani regjimit të tij, ne do të përfundojmë keq të gjithë. Ai do që ta kthejë Egjiptin në një Iran të ri.”

Në fjalimin e tij ai ftoi për të shtunën përfaqësuesit e të gjitha palëve në pallatin presidencial për një diskutim lidhur me ligjin e ri zgjedhor dhe për planin kohor për referendumin e kushtetutës. Nga referendumi kushtetues Mursi nuk do të heqë dorë kurrsesi. Presidenti nuk do ta tërheqë as dekretin që i zgjeron atij kompetencat. Ai tregon gatishmëri që të diskutohet vetëm për një nen të kritikuar. Kjo i ka lejuar sipas tij të marrë pa u konsultuar “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur revolucionin, unitetin dhe sigurinë kombëtare.”

Dorëheqjet shtojnë presionin ndaj Mursit
Me ofertën për dialog Mursi do të fitojë në rradhë të parë kohe: Nëse situata përshkallëzohet, mund të rrezikohet edhe referendum kushtetues, që do të mbahet javën e ardhshme. Për këtë të premte (7.12.12) parti dhe grupe të shumta kanë bërë thirrje për protesta masive. Mursi gjithashtu gjendet nën presionin e ish-kandidatit presidencial Abdel Moneim Abul Fotuh. Ai e bën përgjegjës Presidentin për eskalimin e dhunës në pallatin presidencial dhe kërkon që Mursi të tërheqë dekretin, që i jep atij shumë fuqi.

“Vendimtar do të jetë tani reagimi i Frontit Kombëtar të Shpëtimit me në krye Mohamed El Baradein. Vetëm me konferenca shtypi edhe ai nuk do të mund të bëjë asgjë, thotë Karim El-Beheiry: “Unë mendoj se Baradei është njeri i mirë, por ai duhet të jetë me popullin në rrugë. Nëse dikush dëshiron të qëndrojë në zyrë dhe të dalë në televizion, okay. Por pastaj mos thuaj se flet për revolucion!”
Presioni mbi Mursin shtohet edhe brenda rradhëve të veta. Ditët e fundit ka pasur një valë të terë dorëheqjesh në rradhët e tij. Si për shembull Rafiq Habib, nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë të Vëllazërisë Myslimane. Habib është i krishterë dhe ka qenë një mbështetës i fortë i Mursit. Disa nga këshilltarët e tij kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen. Edhe Presidenti i Radios shtetërore, Essam El-Amir dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër Mursit. Një goditje më të fortë Mursi mund të pësonte, sikur të mos arrihej asnjë marrëveshje nga dialogu me opozitën. Në këtë rast edhe zëvendësi i Mursii zëvendëspresidenti dhe ministri i Drejtësisë Ahmed Mekki mund të japë dorëheqjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit