0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Daci: Unë jam kalorës modern

Më të lexuarat

Nexhat Daci është i bindur se partia po i funksionon mirë. Ai nuk është në gjendje t’ia dorëzojë LDD-në askujt, por shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Isa Mustafën, Hashim Thaçin dhe partinë e Haradinajt.

Kreu i LDD-së veten e konsideron kalorësin e fundit të politikës moderne kosovare. Daci thotë se është i gatshëm të garojë edhe për postin e Presidentit.
“LDD-ja është në kapacitet të plotë funksional. Dy vjet jashtë Parlamentit kanë qenë kohë e analizave të thella e të debatit”, ka thënë Daci për “Express”.

Ai nuk e sheh shpëtimin partisë për mes koalicioneve.

“Jo, në asnjë mënyrë për të shpëtuar partinë por për ta rindërtuar skenën politike dhe parlamentare dhe qeverisëse në Kosovë, një skenë që iu është gërditur krejtve këto dy vite. Prandaj, nuk ka qëllim dhe ndjenjë të shpëtimit të LDD-së, por të futjes së saj në një proces të fuqishëm të rikthimit të vetëbesimit – edhe nacional, edhe politik e mbi të gjitha edhe programor”.

Kur është fjala te bashkëpunimi me partitë tjera, thotë se vullneti i parë do të ishte me shtëpinë ku “për 17 vite kemi funksionuar bashkë me Presidentin Rugova”.

“Pra do të ishte një vullnet që bashkëpunimi i parë të jetë me LDK-në. Disa gjasa janë tejkaluar në LDK… Por, bashkëpunimi në praktikë ka filluar shumë më parë me AAK-në. Ka një vit të plotë që kemi kafe të shpeshta pune dhe mendoj që objektivisht jemi shumë më afër të një bashkëpunimi të tillë. Presim një vendim të drejtë dhe të vetmin të mundshëm që Lideri i AAK-së, një njeri që ka kontribuar shumë për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, të kthehet. Besoj shumë shpejt brenda këtij viti, ndoshta do t’u japim një dhuratë adhuruesve tanë ose simpatizantëve tanë… Do të thotë, më së afërmi LDD-ja është, në aspektin e punës kohore me AAK-në. Por, unë e thashë vullnetin që është dhe këtë vullnet për bashkëpunim me LDK-në edhe zyrtarisht e kemi demonstruar në një ndejë në një kafe pune me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, por nuk ka lëvizur asgjë nga ajo ditë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit