0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Albin Kurti, politikani më i votuar për kryeministër në sondazhin e ‘Zërit’

Më të lexuarat

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është votuar si politikani më i preferuar për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Në një sondazh që zeri.info, ka mbajtur aktiv për afro 2 muaj, ish lideri i Vetëvendosjes ka marrë 52 % të votave apo saktësisht 34007 vota.

Ndërkohë si alternativë të dytë qytetarët nuk kanë zgjedhur asnjërin nga të listuarit në sondazhin e “Zërit”. 22.6 % apo 14538 persona kanë votuar alternativën “Të tjerë”, duke mos qenë të kënaqur me asnjërin.

Në pozitën e tretë është lideri i PDK-së, Kadri Veseli me 14.7 % të votave respektivisht 9451 vota.

I fundit nga propozimet ka dalë kryeministri aktual i vendit, Isa Mustafa. Kryeministri Mustafa ka marr 9.7 % të votave apo 6254 vota.

Zeri.info, tashmë ka publikuar një sondazh të ri me pyetjen: Hyni në zeri.info dhe votoni./Zeri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit