1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në vend të dialogut politik, shqyrtohet vazhdimi i dialogut teknik

Më të lexuarat

Transmisioni energjetik i Kosovës dhe çështja e Telekomit të Serbisë që operon ilegalisht në Kosovë, mund të rikthehen si temat kryesore me të cilat do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Dy çështjet që janë diskutuar në dialogun teknik të vitit të kaluar mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanovicit, por në të cilat nuk është arritur konkluzion, do të mund të shërbejnë si bazë e vazhdimit të dialogut, pas zbehjes së pritjeve të diplomatëve perëndimorë nga një dialog i shpejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, shkruan “Koha Ditore”.

Zyrtarë të afërt me kabinetin e baroneshës kanë thënë për gazetën se pas zbatimit të konkluzioneve të arritura më herët, Telekomi dhe Transmisioni energjetik mund të jenë bazë e vazhdimit të dialogut.

“Dialogu teknik nuk është ndalur asnjëherë. Ka pasur një pauzë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, por nuk është ndalur”, i ka thënë gazetës ky zyrtar.

Planifikimet për vazhdimin edhe për një periudhë me temat teknike vijnë pas zhgënjimit të përfaqësueses së lartë të BE-së me zyrtarët e Serbisë, të cilët, sipas diplomatëve, kanë dhënë “shenja të përziera sa i përket gatishmërisë për të nisur shpejt dialogun e vërtetë politik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit