-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lajm i keq për Kosovën, shtyhet liberalizimi i vizave

Më të lexuarat

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka dhënë një lajm të keq për Kosovën, pasi ka deklarua se do të shtyhet votimi për liberalizimin e vizave.

“Është shtyrë votimi për udhëtim të lirë pa viza për Kosovën për shtator. Votimi, në masë të madhe, varet nga ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Main e Zi”, ka shkruar evrodeputetja, Tanja Fajon, në një postim në rrjetin Twitter.

Aktualisht, nuk është e qartë se kur do të mund të ratifikohej Marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, meqë ajo kundërshtohet nga partitë opozitare.

Gjithashtu, kundër kësaj marrëveshjeje janë shprehur edhe disa anëtarë të Kuvendit të Kosovës nga partitë e koalicionit qeverisës, LDK dhe PDK./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit