Një ekspozitë e kaligrafisë së haditheve të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është hapur në Moskë më 14 janar 2015.
E titulluar Hadith-i Mehrbani (Hadithi i Mirësisë), ekspozita është organizuar nga Qendra Kulturore Iraniane në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, raportoi moscow.icro.
Ekspozita ka qenë e planifikuar të hapet me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).
Qendra do të mirëpres vizitorët e Ekspozitës nga 18:00, sipas kohës lokale.
Muslimanët në të gjithë botën e përkujtojnë këtë ditë të shënuar gjatë tërë muajit.
Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi. Islami është konsideruar si një prej feve tradicionale të Rusisë, ligjërisht pjesë e trashëgimisë historike ruse.
Moska ka dy milion banorë muslimanë dhe deri në dy milion janë punëtorë emigrantë muslimanë.