Kaloi një javë armëpushim dhe asnjë nga “pengjet” e liruara nuk ka dalë në TV izraelite për intervistë!
Në të njëjtën kohë shteti sionist kërcënon të “burgosurit” e liruar palestinezë që të mos japin asnjë intervistë për mediat apo të shprehen nëpër rrjetet sociale!
E gjithë bota ka pritur me ankth që izraelitët e liruar të flisnin për “tmerrin” që kanë përjetuar në tunelet e Gazës, por kaloi një javë dhe nuk ia kemi dëgjuar zërin asnjërit, edhe përse ata nga pamjet gjatë lirimit dukeshin shëndosh e mirë!
Siç bëhet e ditur nga lajmet ky është vendimi i shtetit sionist, “demokracisë së vetme” në Lindjen e Mesme, që kurrë nuk thotë të vërtetën, dhe ndalon qytetarët e saj dhe ata të pushtuar të rrëfejnë realitetin.
Si mund t’iu besojë bota të tillë njerëzve dhe të pranojë versionin e tyre të realitetit, kur gënjeshtra, mashtrimi dhe dezinformimi janë vesi i tyre i përhershëm?!
Sigurisht kësaj bote i janë verbuar shpirti, zemra dhe arsyeja dhe jo sytë e ballit që ata i përgënjeshtrojnë.