-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

ABDULKADËR ARNAUTI

Më të lexuarat

Kolos i Kulturës dhe Dijeve Islame

Muhadithi Abdulkadër Arnauti, ky dijetar shqiptar, me emrin Kadri Sokoli, bir’ i trojeve shqiptare nga Kosova u lind në fshatin Vrellë në afërsi të Istogut në vitin 1927. Qysh si fëmijë i vogël tre vjeçar, së bashku me familjen e vet u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u vendosur në Damask të Sirisë (Shami i atëhershëm).
Në Damask vijon shkollën fillore. Në këtë shkollë të njohur me emrin Medresetu Is’af El Hajri, mësimet e para i merr para mësuesit të tij Subhi El Attar tek i cili mësoi Kur’an, texhvid dhe mësimet e para të fikhut. Gjatë kësaj kohe mësoi edhe tek disa dijetar shqiptar siç ishin: Sulejman Gavoçi i ati i Vehbi Sulejman Gavoçit dhe te Nuh efendiu, i ati i muhadithit të njohur, Muhammed Nasiruddin Albani.
Pas mbarimit të shkollës fillore fillon punën si orëndreqës në dyqanin e një profesori të Az-harit, Shejh Se’id El Ahmer, në afërsi të xhamisë Emevijje. Pronari i dyqanit pas pak kohe vërejti aftësitë e Abdul Kadrit, e morri atë dhe e çoi të mëson në Xhaminë Emevite në hallkat e Shejh Salih Farfurit gjegjësisht tek nxënësi i tij Abdur Rezzak El Halebij.

Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdulkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë. Përdorja nga ana e disave të haditheve të dobëta dhe atyre të trilluara ishin arsye e fortë që e nxitën që më tepër t’i përkushtohet shkencës së hadithit.

Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, “Mesxhidul
Muhammedijje”.

Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korrektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

1.Zadul mesit-9 vëllime.
2.Rreudatul taibin-12 vëllime.
3.Zadul mead-6 vëllime.
4.El Kafi-3 vëllime.
5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
6.El Furkan bejnel hakki vei batil.
Dhe vepra të tjera.
Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij.
Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, dhe idealin atdhetar e fetar.

Abdulkadri njihet edhe si muxhtehid (shkalla më e lartë e diturisë) në çështjet e shkurorëzimit (talakit).
Gjatë jetës shkencore shpesh herë është takuar me Shejh Albanin gjatë qëndrimit të përbashkët ne bibliotekën edh-Dhahirijje. Për të ai thoshte: “Me Albanin, All-llahu e mëshiroftë, më lidhte një lidhje plotë dashuri dhe respekt edhe pse nuk pajtoheshim në disa mendime me njëri tjetrin. Gjatë qëndrimit në Siri ai jetonte afër xhamisë ku unë isha hatib dhe falej pas meje.”
Shejh Abdulkadër Arnauti kontaktonte shpesh edhe me shejh Ibën Bazin, me të cilin u takua në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai kishte mbajtur një fjali pas namazit të xhumasë. Pas këtij takimi çdo herë që vizitonte Saudinë është takuar me të. Me iniciativë të Ibën Bazit shejh Abdulkadër disa herë e ka vizituar Kosovën. Udhëtimet e tij në Kosovë kanë qenë shkak i dërgimit të grupit të parë të studentëve për mësim në Universitetin Islamik në Medine. Kjo lidhje e fortë vazhdoi deri në fund të jetës së Ibën Bazit, All-llahu e mëshiroftë.
Qëndrimi i shejh Abdulkadërit ndaj shpikësve të risive në fe (bidatxhinjëve) është i njohur edhe ai asnjëherë nuk e ka kursyer kohën e as mundin në mbrojtje të Sunnetit dhe menhexhit.
Gjithashtu për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të Kur’anit, Sunetit dhe metodologjisë së saktë ai bie pre e një shtypje dhe izolimi nga pushteti i Sirisë.
Lapsi i tij po ashtu dëshmon për aftësitë e tij shkencore. Si recensent i haditheve ai ka nxjerrë vepra voluminoze.
Veprat e tij i ka tubuar një nxënës i tij në librin “Keshfu Litham an ehad muhadithij Sham, Abdul Kadir El Arnaut”
Në gjuhën shqipe i janë botuar dy libra:
Mbi rrugën e të parëve tanë -1993
Porositë profetike- “Gjurma”, Prishtinë, 2001

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit