Dje, pas namazit të xhumasë, xhemati i xhamisë Mati 1 të prirë nga hoxhë Fadil Musliu dhuruan gjak vullnetarisht. Ky aksion po vazhdon tash e sa vite dhe pritet të mos ndalet as në të ardhmën. Ekipi i Qendres së Transfuzionit të Gjakut u ndan të kënaqur me numrin e dhuruesve të gjakut që sot ishin mbi 50-të dhe falenderuan imamin dhe xhematin e xhamisë për këtë aktivitet tashmë tradicional. Poashtu hoxhë Fadil Musliu falënderoi xhematin që dhuruan gjak dhe Ekipin e Transfuzionit të Gjakut për kontributin e tyre.