Iniciativa “Ujë për Jetë”, në mesditën e së premtës, e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren. Pas një javë tejet efikase të shpërndarjes së ujit, në qytete të ndryshme si: Prishtinë, Prizren, Podujevë, Ferizaj e Prizren, vullnetarët e “Ujë për Jetë” deklaruan se kampanja e ujit falas për këtë vit mbaroi. Ata u shprehën të kënaqur me ecurin e projektit dhe treguan që vitin tjetër do të vazhdojnë përsëri.