6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqia, e 10-a në botë për turizmin shëndetësor

Më të lexuarat

Numri i pacientëve të huaj që preferojnë spitalet turke është pesëfishuar këto pesë vitet e fundit dhe ka arritur në 583 mijë duke e futur Turqinë në 10 vendet e para të botës.
 
Turqia, vendi i gjashtë në botë që thith më shumë turistë, po ecën me ritme të shpejta edhe në fushën e turizmit shëndetësor.
Numri i pacientëve që preferojnë spitalet e Turqisë për të gjetur shërim këto pesë vitet e fundit është pesëfishuar dhe ka arritur në 583 mijë. Me këto shifra Turqia ka hyrë në 10 vendet e para të botës.
Shumica e pacienteve që vijnë nga zonat e përfshira në konflikte të armatosura vijnë për ndërhyrje ortopedike dhe mjekimin e sëmundjeve traumatike, ndërsa ata që vijnë nga vendet e tjera spitalet turke i preferojnë për operacione në sy, për mbjelljen e flokëve, deontologji dhe operacione plastike. Po ti llogarisim pacientët e të gjitha kategorive shifra totale arrin deri në 700 mijë.
Sektori për promovimin e shërbimeve jashtë shtetit nxitet dhe mbështetet edhe nga shteti. Objektivi që i ka vendosur vetes ky sektor në Turqi është që deri në vitin 2017 të sigurojë 8 miliardë dollarë të ardhura, nga 2,5 miliardë që janë për momentin. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit