Pika kontestuese në negociatat e Beogradit e të Prishtinës është e natyrës juridike për Asociacionin e komunave serbe, e zyrtarët e Kosovës në Bruksel nuk kanë pranuar termin “nëpunës shtetëror”, njofton RTS.
Sipas njohurive të RTS-së, transmeton koha.net, në Bruksel për shkak të këtyre dy fjalëve nuk është arritur marrëveshja për AKS-në.
Pala serbe ka mbrojtur tezën që AKS të zbatojë kompetencat e përbashkëta të komunave dhe të ushtrojë funksione publike – forcimin e vetadministrimit dhe të ketë mbikëqyrje të plotë në arsim, mbrojtjen primare e sekondare shëndetësore, të përgatisë kthimin të larguarve si dhe të ketë kompetenca në urbanizëm dhe inspektim.
Është me rëndësi që sistemi arsimor dhe ai shëndetësor të jenë si ata në Serbi.
Në Bruksel është arritur ujdia për parimet e formimit të AKS-së që do të kishte të drejtë në financimin e pakufizuar të financimit të Qeverisë nga Beogradi e të cilin ndoshta, njëkohësisht, do ta financonte edhe Qeveria e Kosovës si dhe të ketë burime të veta dhe buxhetin e vet.
Është arritur pajtimi që AKS të lirohet nga të gjitha tagrat, taksat dhe tatimet.
Kur bëhet fjalë për strukturën organizative, AKS do të përbëhej nga pesë organe: Kuvendi i AKS-së, kryetari dhe zëvendësi, Këshilli në të cilin do të përfshiheshin edhe përfaqësuesit e Kishës ortodokse e prefektët si dhe Këshillin Ekzekutiv të AKS-së ose Bordin me shtatë anëtarë për të gjitha fushat dhe kompetencat.
Ka pak shanse që të ndryshojë ndonjë gjë nga kjo ujdi.kohaislame