1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Partitë shqiptare në Mitrovicën Veriore do t’i bashkojnë forcat në një listë zgjedhore për 17 tetor.

Më të lexuarat

Kështu njoftoi përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën Veriore, Erden Atiq. Lajmin ai tha se do ta japin edhe përmes një konference për media duke filluar prej orës 16:00.

“Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matan urës së Ibrit (tek ish xhamia e urës së Ibrit), ku do të prononcohemi për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët: LVV, PDK, LDK, AKR, AAK, VAKAT, Shoqëria Civile, dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve pakicë”, thuhet në njoftim.Komuna e Mitrovicës Veriore udhëhiqet nga Lista Serbe, e cila fiton shumicën e votave në zgjedhje lokale.

Edhe në Artanë, komunë që drejtohet nga Lista Serbe, disa prej partive kryesore shqiptare do të bëhen bashkë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit