10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Dr. Besim Vejseli heroi i fëmijëve në kohën e Koronavirusit!

Më të lexuarat

Përderisa ne qëndrojmë në shtëpi, ata luftojnë për jetën e më të dashurve tanë nga koronavirusi, një ndër ta është edhe Dr.spec.pedijater.Besim Vejseli nga fsh.Xhepçisht i Tetovës, i punësuar në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, në repartin e kujdesit intenziv.
Në krizën më të madhe në Dibër, kur Koronavirusi ishte në kulmin e tij, Dr. Vejseli vullnetarisht u ofrua për ndihmë dhe 24 orë ishte miku më i afërt i fëmijëve dhe prindërve të tyre!

“Nuk u frikësova nga Koronavirusi, por vetëm e pyeta veten cili do të jetë roli im në këtë luftë. E humba babain tim vetëm kur isha 20 vjeç, ndërsa ai donte shumë që unë të jem një njeri i mirë dhe një mjek i dobishëm gjithashtu! Tani që jam prind edhe unë, e di çfarë do të thotë mbështetja e prindit. Në Dibër ky ishte misioni im më i madh. Ende i kujtoj sytë e prindërve të cilët më shikonin me trishtim dhe shpresë teksa fëmijët e tyre ishin infektuar me koronavirus. Situata me koronavirusin na ka bërë që ti shohim gjërat nga një aspekt tjetër. Ajo që më shumë vlerësoj, shpresoj se përmbusha dëshirën e babait tim. Ç’të bëj, ky jam unë! I dua njerëzit dhe më shumë fëmijët! – u shpreh Vejseli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit