Një vednim i Gjykatës Kushtetuese ka vërtetuar se Banka Raiffeisen ka bërë përfitim të fitimit pa bazë në rastin e një kredie të dhënë kompanisë “Carrera Shpk” nga Prizreni, transmeton portali i lajmeve “Infokusi”.
Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim të cilin e posedon portali i lajmeve “infokusi”, pas kërkesës së Bankës Raiffeisen për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të lëshuar nga Gjykata Supreme.
Deri tek gjykatat ky rast kontestues mes Bankës Raiffeisen dhe klientit të saj “CARRERA-R” Sh.p.k. nga Prizereni pasi që ky i fundit kishte vonesa në pagesën e kredisë së marrë. Fillimisht rasti ishte trajtuar nga Gjykata Komunale e Prizrenit e cila kishte caktuar masën e sigurisë duke e urdhëruar të paditurin që t’ia dorëzojë hipotekën bankës.
“Me 3 korrik 2009, Gjykata Komunale ne Prizren (Aktvendimi E. nr. 763/2009) lejoi shitjen e pronës se hipotekuar. Megjithatë, Gjykata e Qarkut ne Prizren (Aktvendimi Ac. nr. 536/2009) prishi aktvendimin e Gjykatës Komunale dhe e ktheu lenden ne rigjykim. Me 20 maj 2011, Gjykata Komunale, ne baze te propozimit te parashtruesit te kërkesës, caktoi masën e sigurisë dhe e urdhëroi palën e trete t’ia dorëzojë hipotekën parashtruesit te kërkesës”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese .
Vetëm 6 ditë më vonë Banka Raiffeisen dhe “Carrera shpk” kishin arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore që në këmbim të heqjes së një pjese të kamatëvonesës dhe pezullimit të procedurës përmbarimore të hipotekës “Carrera Shpk” të paguaj borxhin.
“Ndërkohe, me 26 maj 2011,parashtruesi i kërkesës dhe pala e trete arritën një marrëveshje jashtëgjyqësore “për Kthimin e Borxhit ne shkëmbim te heqjes se një pjese te kamatëvonesës dhe pezullimit te procedurës për përmbarimin e hipotekës”, thuhet në aktvendimin e kushtetueses.
Kurse me 30 shtator pala e tretë e që në këtë rast është kompania Carrera Shpk, kishte bërë një padi në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Prishtinë kundër Raiffeisen Bankës, me arsyetimin se për pagesën në shumë prej 44.640,54 € kishte realizuar fitim pa bazë.
“Me 30 shtator 2011,pala e trete paraqiti padi ne Gjykatën Ekonomike te Qarkut ne Prishtine kundër parashtruesit te kërkesës, për pagesën 44.640,54€, si fitim pa baze, i cili pretendohet te jete realizuar nga parashtruesi i kërkesës”, saktësohet në aktvendimin e kushtetueses.
Vetëm 19 ditë më vonë Banka Raiffeisen ishte përgjigjur dike kërkuar që padia të hidhet poshtë ngase sipas tyre një gjë e tillë nuk lejohej sipas nenit 211 të LMD-së, pasi që “Carrera Shpk” kishte përmbushur detyrimin ndaj saj në mënyrë vullnetare sipas marrëveshjes jashtëgjyqësore të arritur mes Raiffeisenit dhe Carrera Shpk.
“Me 19 tetor 2011, parashtruesi i kërkesës u përgjigj duke kërkuar qe padia “te hidhet poshtë për shkak se (i) paraqitja e padisë nuk lejohej sipas nenit 211 te LMD-se pasi qe Carrera kishte përmbushur borxhin ne mënyrë vullnetare sipas Marrëveshjes Jashtëgjyqësore e cila ishte arritur me propozimin e vet Carrera-se (ii) ush trim i i te drejtave te patjetërsueshme ligjore te parashtruesit te kërkesës për përmbarimin e hipotekës nuk mund te konsiderohet si ushtrim i dhunës; dhe (iii) vjelja e kamatëvonesës është kontraktuar dhe realizuar ne pajtim te plote me nenin 277.2 te LMD-se ne lidhje me Nenet 10 dhe 28 te LMD-se, te cilat parashohin instrumentin e kamatëvonesës dhe lejojnë kontraktimin e lartësisë se kamatëvonesës (paragrafi 14 i kërkesës)”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mirëpo Gjykata Ekonomike e qarkut në Prishtinë kishte hedhur poshtë kërkesën e Raiffeisen Bankës si të pabazuar duke e urdhëruar atë që t’ia paguaj shumën prej 44.640,54 € me një kamatë prej 3.5% deri në realizimin e plotë të pagesës.
“Me 30 janar 2012, Gjykata Ekonomike e Qarkut ne Prishtine (Aktgjykimi II. C., nr. 272/2011) konstatoi: “APROVOHETsi e bazuar kërkesëpadia e paditësit, “CARRERA-R” Sh.p.k. – Prizren, detyrohet i padituri, RAIFFEISEN BANK-Prishtine, qe paditësit, ne emër te fitimit pa baze t’ia paguaje shumën prej 44.640,54 C, me kamate vjetore, sipas normës prej 3.5%, duke filluar prej datës 30.05.2011, e deri ne pagesën definitive, dhe t’ia kompensoi shpenzimet e procedurës kontestimore, ne shume prej 1.123 C, te gjitha ne a/at prej 7 ditësh, pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit nen kërcenim te përmbarimit te detyrueshëm”, saktësohet në aktvendimin e kushtetueses.
Ndërsa me 24 shkurt Banka Raiffeisen kishte paraqitur ankesë pranë Gjykatës së apelit e cila kishte hedhur poshtë si të pa bazuar edhe këtë kërkesë të saj duke konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë.
“Me 7 qershor 2013, Gjykata e Apelit e Kosovës (Aktgjykimi Ac. nr. 352/2012), konstatoi: “REFUZOHET si e pabazuar ankesa e te paditurit dhe VERTETOHET aktgjykimi i Gjykatës Ekonomike te Qarkut ne Prishtine, II. C. nr. 272/11 te datës 30.01.2012″, precizohet në aktvendimin e kushtetueses.
Sërish Raiffeisen Banka kishte paraqitur një revizion për plotësimin e revizionit në Gjykatën Supreme e cila ishte pranuar dhe për pasojë solli ndryshim të dy aktgjykimeve por vetëm lidhur me normën e kamatës kurse shumën 44.640,54 € detyrohej që t’ia paguaj kompanisë Carrera Shpk, por tashmë me një kamatë e cila paguhet nga të gjitha bankat për afatizimin e mjeteve.
“Me 5 shkurt 2014, Gjykata Supreme e Kosovës (Aktgjykimi E. Rev. nr. 24/2013) konstatoi si ne vijim: “REFUZOHET si i pathemelte revizioni i te paditurit paraqitur kundër aktgjykimit te Gjykatës se Apelit te Kosovës, Ae. nr. 352/2012 date 07.06.2013, si dhe Gjykatës Ekonomike te Qarkut ne Prishtine, II. C. nr. 272/2011 date 30.01.2012, ne pjesën qe i referohet pagesës se shumës prej 44.640,54 c. PRANOHET revizioni i te paditurit përkitazi me lartësinë e kamatës se gjykuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës dhe te Gjykatës Ekonomike te Qarkut ne Prishtine, II. C. nr. 27212011 date 30.01.2012, ne shumën prej 44.640,54 C, ashtu qe ne ketë pjese te dy aktgjykimet NDRYSHOHEN dhe detyrohet i padituri qe paditësit shumën e lartcekur t’ia paguaje me kamate, ne lartësi te cilën e paguajnë bankat vendore si për mjetet te afatizuara për 1vit, pa destinim te caktuar, duke filluar nga data 30.09.2011, e deri ne pagesën definitive”, thuhet në aktvendim.
Raiffeisen Banka e pakënaqur me këtë vendim kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që të vlerësoi kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit, kërkesë kjo e cila është hedhur si e pa bazë nën arsyetimin se “Gjykata tashme ka konkluduar se pretendimi i parashtruesit te kërkesës për shkelje te se drejtës për gjykim te drejte dhe te paanshëm, është i papranueshëm”, thuhet në aktvendimin e kushtetueses, e cila e bënë Kompaninë Carrera Shpk nga Prizreni si fituese të rastit dhe duke vërtetuar pretendimin e saj se Banka Raiffeisen ka përfituar fitim pa bazë, transmeton portali i lajmeve “Infokusi’./Infokusi.com/