-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

Më të lexuarat

Andi Bushati

Një entuziazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri: SPAK.

Presidenti i Republikës i organizoi një ceremoni madhështore trupës të sakatuar të prokurorëve që u betua sot para tij. Ambasada Amerikane nxitoi të përshëndesë hyrjen e demokracisë në një shkallë të re që i jep fund pandëshkuesmërisë. Luigi Soreca, nënvizoi një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të reformës në drejtësi.

Kulmi i arriti me deklaratën e PD-së, e cila megjithëse dihet se ç’mendon për telendisjen e kësaj reforme, nën kompleksin e propagandës së kundërshtarëve që e akuzojnë se i trembet SPAK-ut, u detyrua ta përshëndesë atë si një shnc real për të kuftuar korrupsionin në nivel të lartë dhe krimin e organizuar.

Pra, ceremonia e ngritjes së SPAK po u shitet sot shqiptarëve nga të gjitha anët si historia e një suksesi të paravendosur.

Po a është kështu?

Qoftë po të shohësh peripecitë për ngritjen e këtj institucioni, qoftë po të hamendësosh për atë ç’ka e pret në të ardhmen, është e vështirë të besosh tek kjo përrallë.

Le ti marrim me radhë.

Sipas dispozitave kalimtare kushtetuese, të miratuara në verën e vitit 2016, SPAK duhej të qe gati, brenda shkurtit të 2017, ose dy muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra që në këtë pikë ai është me dy vjet e gjysëm vonesë.

Kush e prodhoi këtë zvarritje?

Të jemi të sigurtë: fajtorë për të nuk janë as fryma e shenjtë dhe as ndonjë fatkeqësi natyrore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me njerëzit dhe me ata që pilotuan reformën në drejtësi. Qe pikërisht ky vullnet njerëzor që i shndërroi në karagjozë dy ish ambasadoët Lu dhe Vlahutin, që kanë deklaruar mbi pesë herë sejcili se SPAK është në prag të formimit. Ata I kanë thënë lamtumirë me kohë Shqipërisë por, ky institucion edhe sot që u konsitua, ka lindur në shkelje të kushtetutës.

Ligji themeltar i vendit, përkatësisht 148/dh(2) parashikon se Prokuroria e Posaçme nuk mund të ngrihet me më pak sesa 10 anëtarë. E ndërgjegjshme për këtë shkelje, KLP, ruajti formulën se ajo nuk po krijonte institucionin, por thjeshtë po përzgjidhte anëtarët e tij. Socialisti Ulsi Manja shkoi edhe më tej duke propozuar formulën e Arta Markut, me prokurorë të përkohshëm. Por në fund, pas tre vitesh e gjysëm dhe vetëm mes 27 konkurentësh të paraqitur në garë, SPAK u ngrit në mënyrë anti-kushtetuese vetëm me tetë anëtarë (dy më pak se numri minimal që pranon kushtetuta).

Për këtë numër të cunguar, ekzistojnë hije të forta dyshimi, se janë penguar të depërtojnë profesionistë që i prishin punë qeverisë dhe personalisht Edi Ramës. Exit.al ka publikuar një investigim shterues, se si një prokuror, i sulmuar verbalisht nga kryeministri, që hetoi çështjen e Saimir Tahirit, të cilit masha e tij Arta Marku, i hoqi nga dora dosjet e vjedhjes së votave në Durrës e Dibër, po pengohet me të gjithë mënyrat që të bëhet pjesë e SPAK.

Po cila është ajo dorë e fshehtë që e pëengoi kaq gjatë ngritjen e prokurorisë së posaçme, që pranoi konsituimin antikushtetues të saj, që frenoi depëtimin e atyre njerëzve që mund ti hapin andrralla qeverisë?

Përgjigjja është e thjeshtë: është e njëjta që do t’a minojë këtë “institucion të sukseshëm” të bëjë drejtësi në të ardhmen.

E këtu hyjmë në një sferë tjetër, akoma dhe më të errët që lidhet me funksionimin e nesërm të këtij institucioni. Sepse në kushtet që jemi, kur parlamenti është shndërruarr në harremin e një sulltani të vetëm, ku pushteti lokal është i lyer me një ngjyrë, ku kreu i shtetit është në procedrë shkarkimi, ku mediat do mbyllen, gjobiten dhe kontrollohen nga njerëz që kanë dalë drejt për së drejti nga paradhoma e kryeministrit, pra në kushtet e instalimit të një regjimi, të besosh se 8 UFO nga SPAK do të bëjnë çudinë është thjeshtë marrëzi. Historia e njerëzimit nuk njeh asnjë rast të ngjashëm, kur errësira e një diktature personale të bashkëjtojë me pole të tilla utopike lirie dhe drejtësie.

Natyrisht e di se kurdoherë që ngrihet kjo çështje logjike, optimistët e pandreqshëm që e kanë vënë trurin në gjumë dhe kanë vendosur të besojnë tek profetët e tyre të rinj, të përgjigjen se mrekullia do të ndodhë pasi e kanë vendosur amerikanët dhe perendimorët. Të bombarduar me propogandën dhe videot e shpëndara nga selia e rrugës së Elbasanit (poshtë) ata besojnë se drejtësia do tu bjerë nga lart si një dhuratë hyjnore.
Por edhe ky religjon i ri është një marrëzi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit