-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Gjatë protestave në Iran humbën jetën të paktën 106 persona”

Më të lexuarat

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka njoftuar se të paktën 106 persona e kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara në 21 qytete të Iranit kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Në një deklaratë me shkrim “Amnesty International” vuri në dukje se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë nga sa parashikohet. Më tej tërhiqet vëmendja në kufizimet e medias dhe ndalimin e internetit në Iran. Pamjet nga videot e konfirmuara, deklaratat e dëshmitarëve dhe “informacionet e sigurta” nga aktivistë jashtë vendit tregojnë se protestuesit janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Gjithashtu thuhet se protestuesit janë vendosur në objektivin e snajperëve nga disa pika nëpër çati si dhe një herë nga helikopteri.

Në deklaratë është përfshirë edhe deklarata e drejtorit për kërkime dhe mbrojtje në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të “Amnesty International”, Philip Luther i cili ka thënë se “Autoritetet duhet menjëherë t‘u japin fund këtyre presioneve brutale dhe vdekjeprurëse dhe se duhet të respektojnë jetën e njerëzve”.

Rritja e çmimit të karburantit në Irak shkaktoi protesta të dhunshme

Populli iranian i cili nga ndikimi i sanksioneve të SHBA-ve po kalon ditë të vështira nga pikëpamja ekonomike, nisi protestat në shumë qytete të vendit pas njoftimit më 15 nëntor për rritjen e çmimit të karburanteve për trefish më shumë.

Gjatë protestave u shkatërruan ndërtesat publike në shumë qytete. Qeveria e Teheranit, pas rritjes së protestave të shtunën ndërpreu qasjen në internetit në të gjithë vendin.

Autoritetet njoftuan se deri më tani si pasojë e ngjarjeve që ndodhën kanë humbur jetën 5 forca sigurie dhe 1 protestues, ndërsa lidhur me protestat janë arrestuar rreth 1.500 persona.

Për të zbutur reagimin e popullit, qeveria iraniane tha se do të shpërndajë të gjitha të ardhurat nga ngritja e çmimit të karburanit për 18 milionë familje që kanë nevojë për ndihmë sociale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit