Një incident i rëndë ka ndodhur në një kafene të vendosur në rrugën Karaiskakis në Pyrgos. “Protothema” shkruan se ka pasur një përplasje midis grekëve dhe shqiptarëve, sherr i cili përfundoi me ndërhyrjen e policisë.
Gazeta shkruan se sherri nisi kur një grup shqiptarësh po diskutonin në kafene në gjuhën shqiptare, gjë që ka shqetësuar djalin e pronarit të lokalit, që u ka tërhequr vërejtjen.
Shqiptarët mësohet t’i kenë thënë se ishte një keqkuptim, por disa minuta më vonë duket se gjakrat janë ndezur duke shkaktuar tension.
Pronari dyshohet se u kërkoi të dy klientëve të largoheshin dhe më pas gjërat u përkeqësuan kështu që të paktën katër persona filluan sherrin, duke e goditur.
Policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kapur një nga autorët, i cili u arrestua.
Pronari sipas të njëjtave burime u transferua në spitalin e Pyrgos për të marrë ndihmë mjekësore.