-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Suedezët, gati të “zhdukin” historinë nga shkolla: në tekste vetëm shek.20

Më të lexuarat

Në Suedi është hedhur ideja që historia në shkolla të mësohet apo studohet që nga shekulli 19 këtej, ku temat më kryesore për t’u nxënë të jenë Holokausti, Adolf Hitleri, Lufta e Dytë Botërore, si dhe periudha postmoderne të fundit të shekullit të 20-të.

“Nuk ka Romë më të lashtë, Greqi të lashtë, nuk ka më mësime për perandorinë e madhe suedeze”, njofton Bordi i Edukimit Suedez, i cili propozon që temat e historisë të ndryshohet rrënjësisht.

Më shumë kohë në arsim ka për qëllim t’i jepet çështjeve gjinore, ndryshimit të klimës dhe migracionit – u sqarua më tej.

Eshtë sugjeruar që Greqia e lashtë, Roma e lashtë dhe epoka kur Suedia ishte një fuqi e madhe (1611-1718) dhe sundoi vendet përreth detit Baltik, duhet të fshihen nga librat shkollorë historikë.

“Planet e rishikuara të mësimdhënies janë rezultat i mungesës së kohës për të mësuar historinë në shkolla”, pretendon Bordi i Edukimit Suedez.

Nxënësit duhet të përqendrohen më shumë në shekullin e 20-të, te Holokausti, Lufta e Ftohtë dhe idetë që formësuan Suedinë gjatë epokës së pasluftës.

Ky qëllim, megjithatë, ka provokuar rezistencë nga profesoret e historisë.

“Eshtë e tmerrshme, e çuditshme dhe absurde”, tha një sosh, historiani Dick Harrison, për të cilin “historia antike” është e nevojshme.

“E gjithë ajo që na rrethon është trashëgimia e grekëve të lashtë”, tha ai, duke paralajmëruar se nëse propozimi bëhet realitet, do të jetë diçka e shëmtuar për suedezët në të gjithë botën. /teshesh.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit