3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

13.5 tonë ar e 33 miliardë euro i zihen një zyrtari të korruptuar në Kinë

Më të lexuarat

Një zyrtar i fuqishëm komunistë në Kinë dyshohet se ka pranuar 13.5 tonë ari si ryshfet.

Mijëra shufra e tulla të arta janë gjetur në shtëpinë e këtij zyrtari gjatë një hetimi për korrupsion, gjatë këtij muaji në Kinë.

Vlera totale e arit është 583 milionë euro.

Zhang Qi, 58 vjeçar ishte një zyrtar i lartë në provincën Hainan, para se të suspendohej.

Përveç arit, inspektorët kanë zbuluar edhe 268 miliardë Yuan (33 miliardë euro) që dyshohen se janë ryshfet, në llogarinë e të dyshuarit.

Ai gjithashtu dyshohet se ka marrë shumë vila luksoze si ryshfet.

Nëse akuzat ndaj Zhang Qi dalin të vërteta, ai do të ishte më i pasur se Jack Ma, i cili është njeriu më i pasur në Kinë e që ka pasuri rreth 33 miliardë euro.

Zhang Qi ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti i provincës Hainan, ku janë rreth 9 milionë banorë.

Ai kishte fuqi aq sa kryetar i komunës, sipas renditjes së zyrtarëve të partisë komuniste kineze, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu ishte edhe anëtarë i Komitetit të Përhershëm të Provincës Hainan.

Atij i janë hequr që të dy titujt nga Komisioni për Inspektim Disiplinorë i Komitetit Qendrorë i Partisë Komuniste të Kinës./koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit