Revista “The Economist” përsëri ka përzgjedhur Tokyo-n si qytetin më të sigurt në botë.
Bazuar në hulumtimet e bëra është përpiluar lista e qyteteve më të sigurta në botë duke marrë parasysh kriteret si sigurinë dixhitale, individuale, shëndeti dhe siguria e infrastrukturës. Në hulumtime u përfshinë 60 metropole botërore.
Tokyo për të tretën herë zgjidhet si qyteti më i sigurt në botë. Pas Tokyo-s në listë ishin përfshirë dhe qytet si Singapore, Osaka, Sidney, Toronto, Washington, Copenhagen, Seul dhe Melbourne.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Tokyo jetojnë rreth 38 milionë njerëz./AA