-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Khan: India po bën krime lufte në Kashmir

Më të lexuarat

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se hapat e Indisë në Xhamu Kashmir janë krime lufte.

Khan në një deklaratë nga Twitteri i ka bërë thirrje popullit që nesër në orën 12:00-12:30 në kuadër të “Orës së Kashmirit” të dalin në rrugë për të treguar në mënyrë të qartë solidarizimin e Kashmirit me Pakistanin.

Ai u ka kërkuar pakistanezëve të bëjnë një pushim gjysëm ore nga aktivitetet e tyre për të dërguar një mesazh të vendosur se ata janë pas Xhamu Kashmirit “kundër shtypjes raciste indiane, shtetrrethimit çnjerëzor 24-orësh, kundër plagosjes dhe vrasjes së përditshme të civilëve të Kashmirit, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe kundër të gjitha hapave të spastrimit etnik të Qeverisë Modi”.

“Plani i Indisë për të ndryshuar demografinë e Kashmirit nën okupim është krim lufte në bazë të Konventës së Katërt të Gjenevës”, tha kryeministri pakistanez.

Nga ana tjetër, mediat lokale, kanë theksuar se para “Orës së Kashmirit” do të dëgjohen sirenat dhe në orën 12:00 do të intonohen himnet e Pakistanit dhe Kashmirit.

Khan në një deklaratë disa ditë më parë tha se deri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vend do të zhvillohen çdo javë aktivitete 30-minutëshe lidhur me çështjen e Kashmirit.

Duke bërë të ditur se ai do të flasë për çështjen e Kashmir në AP të OKB-së, Khan tha se “Unë do të veproj si i dërguari i Kashmirit”.

India hoqi statusin e veçantë të Xhamu Kashmirit

India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu Kashmirin në territorin e dy njësive.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.

Qeveria nacionaliste e Partisë Popullore Indiane e udhëhequr nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili në fjalimet gjatë fushatës zgjedhore, premtoi heqjen e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit, me vendimin e marrë i dha fund pozicionit të privilegjuar të Xhamu Kashmirit duke shfuqizuar strukturën autonome të njohur në rajon pas pavarësisë.

Në vendimet e marra nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që nga viti 1948, thuhet se Kashmiri duhet të pastrohet nga ushtarët dhe se e ardhmja e tij duhet të përcaktohet me referendum popullor. India nuk pajtohet me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit