-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushtria gjermane vazhdon edhe një vit mandatin në Kosovë

Më të lexuarat

Parlamenti i Gjermanisë miratoi të premten vazhdimin edhe për një vit të misioneve ushtarake në Kosovë dhe në Liban.

Kontingjenti gjerman në Kosovë është zvogëluar me vite dhe, aktualisht, vetëm 70 ushtarë gjermanë shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në Liban, ndërkaq, Gjermania ka një personel prej 140 ushtarësh.

Ata janë të përfshirë në patrullimet në det dhe në stërvitjen e marinës së Libanit.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi zgjatjen e misioneve ushtarake edhe në Kosovë, edhe në Liban, por, megjithatë, ato u miratuan nga shumica./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit