Kryeimami i Mitrovicës, Mulla Asllan Murati, ka rrëfyer përvojat e tij të trishta gjatë dhe pas luftës, ku siç tha, ka varrosur viktima ditën e natën, e po ashtu ka gjetur dhe varre të përbashkëta.
“Pasiqë mbaroi lufta në vitin 1999 kam shkuar me dy autobusë dhe kam organizuar vizitën e varrezave myslimane të qytetit në pjesën veriore të rrugën Mitrovicë- Zveçan. Pasi kam vizituar varrezat në pjesën e epërme kam parë që në pjesën e poshtme të rrugës janë disa varre në të cilat si imam i xhamisë nuk kam marr pjesë në varrim.
I kam numëruar një nga një, se kanë qenë 42 varre, të cilat nuk kanë qenë të identifikuara dhe kam konstatuar se kanë qenë varreza të luftës”, ka thënë ai, ne një rrëfim për portalin arbresh.info.