1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vetëm në muajin maj në Siri janë arrestuar 394 persona

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 394 persona janë arrestuan në Siri në muajin maj, pjesa më e madhe e të cilëve nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Në raportin e publikuar nga SNHR thuhet se muajin e kaluar në vend janë arrestuar 394 persona, përfshirë 21 fëmijë dhe 14 gra.

Sipas raportit bëhet e ditur se nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e 206 personave të arrestuar në muajin maj.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit dhe terroritët e huaj me mbështetje iraniane, kanë arrestuar gjithsej 286 persona nga të cilët 14 fëmijë dhe 9 gra, thuhet në raport.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK në të njëjtën periudhë në rajonet që ka pushtuar ka arrestuar pa asnjë arsye gjithsej 52 persona nga të cilët 5 fëmijë dhe 4 gra. Ndërkohë që opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë arrestuar 56 persona nga të cilët 2 fëmijë dhe 1 grua.

Gjithashtu theksohet se që nga fillimi i vitit e deri më tani në Siri janë arrestuar 2.124 persona.

Sipas burimeve opozitare siriane në burgjet e regjimit ndodhen të arrestuar të paktën 500 mijë persona.

Në raportin e publikuar më 30 prill SNHR bëri të ditur se regjimi i Asadit ka vrarë me tortura 14.009 persona që nga fillimi i luftës në vitin 2011 e deri në prill 2019./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit