Një pjesë e madhe e popullësisë është e ekspozuar ndaj rreziqeve të pirjes pasive të duhanit dhe 8 nga dhjetë persona ( në një studim të kreyr në shtetin fqinj, Italinë) nuk e dinë që provokon kancer në mushkëri. Njohuritë për faktorët e riskut janë shumë të dobëta dhe më shumë se gjysma e njerëzve mendojnë se ky lloj kanceri nuk mund të parandalohet. 49% e njerëzve thonë se pijnë duhan në prani të fëmijëve dhe vetëm 45% e tyre do ta linin duhanin për të parandaluar kancerin.
Kanceri i mushkërive është kanceri i tretë më i përhapur pas atij në kolon e rektum dhe kancerit të gjirit. Por, ndryshe nga 2 të tjerët, ky tip është i shoqëruar me një njollë të fortë: 59% e të anketuarëve, veçanërisht ata që pijnë duhan, thonë se e kanë vetë fajin që kanë kancer. Ju kujtojmë se “nuhatja” e cigareve (të tuaja ose të personave rreth jush) rrit shanset e vdekjes nga kanceri i mushkërive me 90%, një shifër e frikshme.
Por, mungesa e informacionit e bën më të rrezikshëme sëmundjen. Mos pini duhan në mjedise të mbyllura si në shtëpi, makinë, etj. Gjithashtu është mirë të mos pini duhan në vendet me shumë njerëz si parqet, në plazh, stadium, etj. Kjo bëhet për të mbrojtur popullatën që preket më tepër nga kjo sëmundje: gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
Me respektimin e masave kundër duhanpirësve nëpër ambientet tona, jemi një hap para për të pakësuar efektet anësore të këtij vesi vdekjeprurës.