0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

2 mënyra të lehta për të forcuar kockat

Më të lexuarat

2 mënyra të lehta për të forcuar kockat.

Konsumoni kalcium dhe vitaminë D.
Kalciumi është themeli i kockave të forta, por pa ndihmën e vitaminës D, nuk ka shumë vlerë; kalciumi ka nevojë për vitaminën D për t’u absorbuar nga trakti tretës. Kosnumoni bulmet ose nëse nuk e preferoni, spinaq e bajame.
 
Shumica e njerëzve kujtojnë se roli kryesor i skeletit është të mbajë muskujt dhe të mbrojë organet. Në fakt, skeleti kontribuon shumë në shëndetin tonë, pasi prodhon rruazat e gjakut dhe ruan kalciumin dhe fosforin, 2 minerale shumë të rëndësishme.
 
Kockat kanë aftësi për t’u rigjeneruar. Përmes një proçesi të quajtur rimodelim, kockat shpërbëhen dhe rindërtohen vetë. Rezultati: ju keni një skelet të ri çdo 10 vjet.
 
Gjatë moshës 35-40 vjeçare kockat shpërbëhen më shpejt nga sa mund të ndërtohen. Ja hapat që duhet të ndërmerrni, që t’i ndihmoni kockat të jenë të shëndetshme.

Hidhuni!
Hidhuni sikur të jeni fëmijë! Forca nga një aktivitet i tillë është e madhe dhe i dërgon sinjalin se duhet të fillojnë ndërtimin, qelizave të kockave. Kjo bën që dendësia e kockave e atyre që hidhen, të jetë më e lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit