1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të braktisi duhanin në Ramazan?

Më të lexuarat

Muaji i Ramazanit ka pozitën dhe rëndësinë e vet fetare në mesin muslimanëve. Kjo është një mundësi e madhe që mund të shfrytëzohet për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe si një mënyrë e mirë për të lënë duhanin dhe për të hequr qafe gjërat e dëmshme dhe të rrezikshme. Është e njohur për të gjithë se sa e vështirë është për duhanpirësit të lënë duhanin për shkak të zakonit të tyre të përditshëm dhe nevojës së nikotinës për trupat e tyre.

DISA KËSHILLA PËR BRAKTISJEN E DUHANIT NË MUAJIN E RAMAZANIT

Para se të përmendim këshillat për ndërprerjen e pirjes së duhanit në Ramazan, mbani në mend se trupat e duhanpirësve ndryshojnë nga një person në tjetrin dhe simptomat e tyre poashtu ndryshojnë nga një person në tjetrin. Për disa, mund të lënë duhanin me vështirësi, ndërsa të tjerët mund ta lënë më lehtë në varësi të natyrës së trupave të tyre. Disa prej tyre nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje ose simptomë fizike kur pijnë duhan, por është e vështirë për ata të largohen për shkak të simptomave dhe arsyeve psikologjike. Në këtë rast, muaji i Ramazanit mund t’u drejtohet këtyre faktorëve psikologjik dhe mjeteve për të kuruar trupin nga duhani.

Sa për duhanpirësit që vuajnë nga shkaqe fizike dhe psikologjike, më e mira është që të përfitojnë nga muaji i Ramazanit dhe të lënë duhanin gradualisht. Këshillat janë të përmbledhura si më poshtë:

1. Largojini paketat e duhanit nga shtëpia dhe pastroni ato (shtëpi), dhe mos tentoni të bleni duhan gjatë Ramazanit;

2. Qëndro larg nga ata që pijnë kafe dhe duhan pas iftarit;

3. Shmangiuni ndejave me duhanpirësit në ndejat gjatë Ramazanit;

4. Mundohuni të punoni në një ambient ku nuk ka tymosje të duhanit dhe duhanpirës;

5. Krijoni një atmosferë të re të Ramazanit në jetën tuaj dhe veproni me të dhe poashtu përpiquni të heqni qafe atmosferën rutinore që më parë;

6. Vendosni një plan për të lënë duhanin nga dita e parë e Ramazanit deri në fund, dhe pastaj vlerësoni veten në Fitër Bajram;

7. Nëse ktheheni në pirjen e duhanit në një ditë të Ramazanit, mos u ndjeni të zhgënjyer dhe mos e lini programin tuaj, por vazhdoni ta zbatoni programin sepse studimet kanë treguar se njerëzit kanë lënë duhan pas rreth 18 përpjekjeve;

8. Pirja e lëngjeve në sasi të madhe e humb oreksin për pirjen e duhanit;

9. Leximet rreth pirjes së duhanit tregojnë se është i dëmshëm, veçanërisht dëmi i kancerit të mushkërive;

10. Ju duhet të ushtroni dhe të merreni me aktivitete sportive rregullisht dhe të përpiqeni mu në kohën kur pini duhan.

STATISTIKAT BOTËRORE TË DUHANIT

Njohja e këtyre fakteve statistikore do t’ju inkurajojë të lini duhanin:

* rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të pirjes së duhanit;

* në shekullin e 20-të, rreth 100 milionë njerëz vdiqën nga duhani;

* nëse nuk bëhen përpjekje për të luftuar duhanpirësit dhe duhanin në botë, shkalla e vdekshmërisë do të rritet në rreth 8 milionë deri në vitin 2030.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Amir Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit