2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ekskluzive: Këto pritet të jenë konkluzionet e Samitit të Berlinit – nuk përmendet taksa, e as korrigjimi i kufijve (Draft-dokument)

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një samit në Berlin.

Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë udhëheqës të shteteve si dhe të qeverive të këtyre vendeve pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, përkatësisht me konkluzione.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do të jetë gjithashtu pjesë e samitit.

Telegrafi ka siguruar një draft-dokument të konkuzioneve të këtij takimi në të cilin bie në sy fakti se aty nuk përmenden dy tema të ndjeshme siç janë taksa ndaj produkteve serbe e vendosur nga Qeveria e Kosovës, si dhe tema tjetër, ajo rreth korrigjimit të kufijve.

Sot udhëheqësit e shteteve dhe të qeverive së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini janë mbledhur së bashku në Berlin.

Duke pasur parasysh të ardhmen e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor, ata përgëzuan marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me emrin, si një shembull për zgjidhjen e konflikteve.

Ata kanë nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për stabilitet në rajon dhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

Ata janë dakorduar që çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova janë dakorduar që të shpejtojnë përpjekjet për të implementuar marrëveshjet ekzistuese dhe të riangazhohen konstruktivisht në dialog me ndërmjetësim të BE-së, me objektivin që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe definitive.

Pjesëmarrësit kanë nënvizuar rëndësinë e procesit inkluziv dhe transparent të negociatave, i cili duhet shoqëruar me përpjekjet për ndërtimin e besimit.

Pjesëmarrësit janë pajtuar për të intensifikuar përpjekjet për të themeluar një zonë ekonomike rajonale.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në strukturën e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit. Lidhjet, ekonomia, tregtia e lirë, bashkëpunimi në çështje të sigurisë, shkëmbimet e të rinjve dhe të tjera çështje të tjera, janë shtylla të procesit. Ata kanë riafirmuar mbështetjen për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit të të Rinjve (RYCO). Ata mirëpresin samitin e ardhshëm në Poznan, Poloni.

Pjesëmarrësit janë pajtuar për të rritur bashkëpunimin për parandalimin e radikalizmit dhe luftimit të terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe migrimit ilegal.

Pjesëmarrësit kanë vënë theksin në përkushtimin e palëkundur për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fuqizimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura.

Ata janë pajtuar se reformat e qëndrueshme janë çelës për perspektivën evropiane të rajonit dhe fuqizimin e aftësive të shoqërive kundër sfidave të kohës, si ato të brendshme, po ashtu edhe ato të jashtme.

Ata riafirmuan përkushtimin e tyre për stabilitet në rajon

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit