-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

I vetëm përballë Serbisë në mbrojtje të kufirit

Më të lexuarat

Askund nuk shkon pa çantën e tij të fryrë ngjyrë vishnje, në të cilën mban dokumente të ndryshme, skica, harta e fotografi. Kësaj radhe nga Karaçeva e largët e deri në Gjilan, me vete pos çantës kishte marrë edhe një hartë të madhe të Kosovës.
Selver Lenjani, as nuk është profesor i gjeografisë e as ndonjë student i vonuar, por sa herë që hapet tema e kufirit lindor të Kosovës, ai me saktësi e di se kur Malësia e Bujanocit kishte qenë me Kosovë, si është bërë pjesë e Serbisë, kush ishin ata që bënë ndryshim në hartën e Kosovës dhe sikur të ishte mësues gjeografie, ai i di saktësisht të gjitha lokalitetet, fshatrat, kodrinat e lloj-lloj toponimi, që dikur kishin qenë me Kosovë.
 
S’la gur pa lëvizur për të vërtetën
 
Që nga paslufta e këtej, Selver Lenjanin e brengos shumë vija kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, madje në vijën kufitare që shtrihet skaj Karaçevës, prej ku ai e ka prejardhjen.
 
Ai është më i zëshmi në ruajtjen e kufirit. Ka organizuar protesta, sensibilizoi çështjen e pazgjidhur të kufirit, përcolli çdo lëvizje të policisë e të xhandarmërisë serbe dhe nuk ngurroi që edhe në kulmin e natës të thërrasë gazetarë e të vijë edhe deri në Gjilan për t’i njoftuar ata për shqetësimet e banorëve që jetojnë në vijën kufitare. /Zëri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit