-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ja krimet e dyshuara të vrasësit me pagesë

Më të lexuarat

Lajmi se policia e Tiranës ka arrestuar një vrasës me pagesë, ka bërë shumë bujë në media.
 
Megjithatë ka pasur shumë pak informacion për të.
 
Sipas GSH, 24- vjeçari nga Elbasan është pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.
 
Ata dyshohen si përgjegjës për disa nga krimet më të bujshme të kohëve të fundit.
 
Pas arrestimit të vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj, kjo është një tjetër goditje e fortë e policisë.
 
24- vjeçari dyshohet për ekzekutimin mafioz në Durrës të biznesmenit Leonard Murati më 18 nëntor të vitit të shkuar.
 
Murati u vra në derën e lokalit të tij.
 
Sipas GSH, 24- vjeçari dyshohet se bashkë me A.Q, të shpallur në kërkim, kanë ekzekutuar në Shkodër Ibrahim Manin.
 
A.Q dyshohet edhe për shpërthimin e 24 shkurtit në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Armando Çeka, juristi Julian Çela dhe A.SH.
 
24- vjeçari nga Elbasani dyshohet edhe për tre vrasje të tjera në qytetin e Shkodrës.
 
Zakonisht shënjestër e tyre ishin biznesmenë ose persona me të kaluar kriminale në fushën e drogës./mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit