1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sputnik: Nuk ka presion të SHBA-ve mbi Kosovën, gjithçka është skenar

Më të lexuarat

“Pezullimi 120-ditor për taksat e mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një opsion i mundshëm edhe nëse qeveria bie, siç njoftoi Haradinaj”, kështu fillon shkrimin Sputnik.

Kriza në dukje e ashpër e politikës po trondit Kosovën dhe dëshmia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dëshmon thellësinë e saj se qeveria mund të bjerë këtë javë.Sipas mediave të Kosovës, këto ditë ka pasur një çarje të mpretë midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj e hodhi poshtë propozimin e partnerit të koalicionit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për 120 ditë dhe në vend të kësaj sugjeroi që SHBA-të dhe BE të iniciojnë mbajtjen e një konference ndërkombëtare që do të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të nënkuptonte njohjen reciproke, shkruan Sputnik.

Një politikan nga Graçanica, Stefan Filipoviç, tregon për Sputnik se në qoftë se do të ketë rënie të qeverisë, atëherë ky është një skenar i paracaktuar dhe deklarata e Haradinajt do të ishte vetëm përgatitje e terrenit për një gjë të tillë.Sipas tij, vetëm njerëzit naivë mund të besojnë se ekziston presioni nga SHBA-të ose vendet e kuintit për Kosovën, sepse vetë Haradinaj në mënyrë të përsëritur ka thënë se “politika e jashtme e Kosovës është jashtë Kosovës”.

“Natyrisht që ka një lloj mosmarrëveshje midis Haradinajt dhe Thaçit, që është një faktor kyç politik në Kosovë. Ai që injoron dhe nënvlerëson Thaçin apo atë që ai e kupton për dinamikën politike në Kosovë, ai nuk do të jetë në gjendje të parashikojë asgjë.
Kujtojmë se një javë më parë ishte një periudhë e heshjes mediatike të Thaçit dhe papritmas u shfaq me tezën se taksat duhet të bien. Veseli po luan një lojë në mes”, tha Filipoviç.Filipoviç tha se një pezullim 120 ditor mbi taksat e mallrave të Serbisë dhe BeH është një opsion i mundshëm.Ai ka theksuar se nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, proceset zgjedhore në Beograd dhe Prishtinë varen reciprokisht dhe saherë që zgjedhjet mbahen në Serbi ose Kosovë, gjitha negociatat vazhdojnë.

Filipoviç thotë se nuk ka presion nga SHBA-të në Kosovë, sepse nëse SHBA vendosin se diçka do të ndodhë në Kosovë – ajo do të ndodh, dhe kjo nuk vlen vetëm për Kosovën por edhe për Maqedoninë.Sputnik ka shkruar gjithashtu se lojëra të tilla të vendeve të kuintit nuk janë asgjë e re, por këto lojëra nuk duhet të ndikojnë në stabilitetin ekzistencial dhe sigurinë fizike të qytetarëve të Kosovës.Filipoviç beson se ideja e një konference ndërkombëtare, siç Haradinaj pretendon, që është, pa forca ndërkombëtare që janë të favorshme për Serbinë, nuk është realiste.“Dhe nëse tani do të mbajmë një konferencë për të marrë pjesë edhe Rusia dhe Kina, ne e dimë se ata do të mbajnë anën e Serbisë, përsëri nuk do të ketë zgjidhje”.

Filipoviç tha se pavarësisë së Kosovës nuk është temë dhe kujton se Edi Rama ofroi karrige ministrore në Qeverinë e Shqipërisë për një djal nga Kosova, gjë që sipas tij tregon se e vërtetë është tema e Shqipërisë së madhe.Prandaj, nuk përjashtohet që në të ardhmen e parashikueshme, Qeveria e Shqipërisë të ketë ministra nga Maqedonia, por edhe nga Mali i Zi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit