-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Universiteti ilegal “diplomatik”

Më të lexuarat

Në hotelin “Grand” janë “gatuar” edhe diploma për master e doktoratë. Deri para dy javësh, aty ka pasur selinë një institucion që prej gati një dekade ilegalisht organizon studime dhe lëshon diploma për nivele pasuniversitare.

Është krijuar si qendër rajonale dhe më vonë e ka avancuar statusin në universitet. Pushteti ka qenë në dijeni për veprimtarinë e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jo që nuk e ka penguar, por nëpërmjet një kontrate i ka dhënë lirinë për të funksionuar jashtëligjshëm, pa akreditim dhe pa licencë, dhe që diplomat që lëshon të mos i nënshtrohen njohjes a nostrifikimit.

E ka ndihmuar edhe me godina dhe e ka promovuar publikisht. Madje, nga buxheti i shtetit ka ndarë bursa për të “shkolluar” aty kuadro të administratës – që tani janë diplomatë, të shpërndarë nga Zagrebi i afërt e deri në New York e Tokio.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit