0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

10 Dëmtimet e pariparueshme që shkakton duhani tek adoleshentët

Më të lexuarat

Duhani është një nga llojet më të përhapura të drogave “të lejueshme” nga ligjet e shtetit, por i ndaluar nga ligji islam. Tymi i duhanit është i përbërë nga rreth 4,000 substanca kimike, 43 nga të cilat shkaktojnë kancer.

Tri nga substancat e pranishme tek duhani dhe që shkaktojnë dëme në organizëm janë: Nikotina, Monoksidi i Karbonit dhe Katrani. Këto dëme godasin të gjitha grupmoshat, por dëmi duhet evituar në kohën kur shumica hynë në rrugën e gjatë të dëmtimit të vetes, në kohën e adoleshencës.

 

Nikotina është substancë që gjendet tek duhani. Ajo:

•    Krijon varësi të fortë;

•    Thithet nga mukozat dhe lëkura;

•    Rruga e kalimit të saj në organizëm është: hundë-grykë-bronke-mushkëri-gjak-zemër-tru.

 

Nikotina dëmton organizmin tonë duke:

•    Irrituar membranën mukoze duke shkaktuar kollë;

•    Ngushtuar enët e gjakut duke rritur presionin e gjakut;

•    Shpeshtuar frymëmarrjen duke sjellë çrregullime në organizëm;

•    Rritur sekrecionet acide të stomakut duke shkaktuar ulçer peptike dhe gastrit;

•    Shkaktuar sëmundje që çojnë pacientin në vdekje si p.sh.: kanceret e gjuhës, laringut dhe ezofagut si dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

 

Monoksidi i Karbonit:

Gjendet në letrën e cigares;

•    Kur futet në organizëm ndikon duke përkeqësuar funksionimin e zemrës dhe të sistemit nervor duke ulur aktivitetin e trurit;

•    Vështirëson transportimin e oksigjenit në qelizat e organizmit duke shkaktuar lodhje.

 

Katrani:

•    Përmban substanca kancerogjene;

•    Acaron rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar kollë;

•    Ndikon tek dhëmbët dhe në pjesën e lëkurës së gishtave e thonjve duke u dhënë ngjyrë të verdhë.

Ka nga ata persona që mendojnë se pirja e cigareve për të cilat thuhet se përmbajnë pak nikotinë, është një mënyrë më pak e dëmshme për organizmin. Në të vërtetë dëmtimi që shkakton duhani është përsëri i pranishëm.

Në ambientin që na rrethon si p.sh: në familje, shkollë, kinema, lokal, autobuz etj. ka shumë persona të tjerë të cilët nuk e konsumojnë duhanin. Këta persona e thithin në mënyrë pasive duhanin e pirë nga të tjerët, gjë e cila shkakton dëm në organizmin e tyre, sidomos tek fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët me astma.

 

Ndoshta mund të mendosh se të jesh ndër ata që pijnë duhan:

– Dukesh i rritur dhe sikur ndjek modën

– Tregon që je i pavarur

– Qetëson nervat

– Të ndihmon të kesh një peshë të vogël trupore

– Të pëlqen ndjesia kur konsumon duhan

 

Ti je akoma i ri dhe mendon…

–    Duhani nuk shkakton kaq shpejt dëme tek unë!

–    Nuk mund të bëhem i varur kaq shpejt!

–    Jam ende i ri dhe i fortë!

 

E vërteta është se:

–    Shëndeti yt dëmtohet; dhe

–    Bëhesh në fakt i varur nga duhani.

 

Të lësh duhanin-një sakrificë që duhet të bëhet sepse…

•    Përmirëson shëndetin tënd

•    Përmirëson pamjen tënde

•    Përmirëson situatën tënde financiare

•    Bëhesh një shembull i mirë për familjen dhe shoqërinë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit